Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, i intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, ka folur për ndeshjen e Interit në Champions League kundër Portos, si protagonisti që vendosi ndeshjen ndaj portugezëve vite më parë me një tripletë në San Siro.“Unë e mbaj Interin në zemrën time, kur luaj, përpiqem ta ndjek edhe sepse vite më vonë kam ende një ndjenjë të mrekullueshme me tifozët. Kur kthehem në “San Siro” e kuptoj, apo sa herë që postoj diçka në rrjetet sociale është e mrekullueshme të lexosh kaq shumë njerëz që më shkruajnë “Perandori” në italisht”, u shpreh braziliani, duke vazhduar:
“E mbaj mend ndeshjen e 2005- ës sikur të ishte sot, emocionet e ndiera në çdo gol dhe britmat e stadiumit, ishte vërtet një ndeshje e mrekullueshme për mua. Nuk do të jetë e lehtë kundër Portos, që është një ekip shumë i organizuar, por unë gjithmonë besoj në Interin tim. Kjo skuadër është e kompletuar dhe mund të vazhdojë rrugën në Europë. Lukaku është shumë i ngjashëm me mua nga të gjitha këndvështrimet, jo vetëm për sa i përket forcës dhe këmbës së majtë. Por unë jam i sigurt se ai do të shënojë një gol fantastik kundër Portos, madje jo një, por tre si unë”.