Vdekja e 50-vjeçares shqiptare Lubjana Baçevani, disa ditë më parë në Greqi i tronditi të gjithë.
Gruaja shqiptare ndërroi jetë teksa po pastronte një makineri që grinte mishin. Edhe pse vajza e saj e dha shpejt apelin për ndihmë, 50-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.
Por duket se sot ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë, pasi po hetohet për vrasje.
Gazetari shqiptar që jeton në Greqi, Artur Bibe ka deklaruar se policia po heton për një vrasje me dashje, për shkak se dikush e ka vënë në punë makinërinë që gruaja po pastronte, në një kohë kur ajo nuk duhet të ishte ndezur. Ai ka shtuar se fillimisht gruas i ka kapur flokët makinëria dhe më pas pjesën e qafës.
Dy fëmijët po marrin ndihmë nga autoritet, teksa janë shoqëruar edhe nga një psikolog për të kaluar traumën që përjetuan, pasi ata e panë nënë e tyre të vdekur të parët. Vendi ku punonte gruaja ishte shumë pranë shtëpisë së tyre.
Raportohet se është një ngjarje aksidentale, që dikush ka ndezur makinerinë që zonja po pastronte. Hetimi po bëhet nëse ka qenë vrasje me dashje, pasi makineria nuk duhet të ishte e ndezur në atë moment. Teksa gruaja ishte duke pastruar, makineria është ndezur dhe i ka kapur fillimisht flokët dhe pastaj, i ka prekur qafën, ajo ka future dorën për të ndalur makinerinë por nuk ka mundur dhe ka ndërruar jetë.
Gruaja ishte e divorcuar, më parë ka pasur lejeqëndrim në Greqi, por tashmë ishte legalisht, pasi i kishte skaduar edhe pasaporta që në vitin 2013.”- tha gazetari.