“Dil nga guacka mami”, mamaja e Granitit hyn në Big Brother, lëshon sinjale dhe ndaj Fifit

Ish-futbollisti, Granit Cana, i cili është bërë pjesë e Big Brother VIP, është befasuar mbrëmjen e së martës nga një vizitë e veçantë.

Mamaja e tij është futur në shtëpi për të vizituar djalin e saj, i cili prej javësh është izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Teksa është çmallur me nënën e tij, Graniti njëherësh ka treguar edhe historinë e familjes dhe vështirësitë me të cilat nëna e tij i rriti gjatë jetës atë dhe motrën e tij.

E teksa historia dhe takimi me nënën u transmetua edhe te banorët e tjerë, Fifi nuk i mbajti lotët.

Kantautorja e njohur shquhet për karakterin e saj emocional, nuk ka mundur të përmbahet në momentin që ka parë takimin emocionues nënë e bir.

Ndërkohë në momentin që nëna e Granitit u pyet në lidhje me raportin e të birit me Fifin, ajo u shpreh mbështetëse për çdo vendim që ai merr aty brenda.

Ajo i dha dhe një mesazh Granitit, duke i kërkuar që të dalë nga guacka në të cilën është futur brenda banesës, duke lënë të kuptohet se shoqërimi i tij me Fifin është duke u bërë toksik.