Ditë të zeza për Shqipërinë? Tjetër aksident tragjik, makina humb kontrollin, vdes në vend 33 vjeçarja në Kavajë

Një aksident tragjik ka ndodhur para pak minutash në Kavajë.

Bëhet me dije se ka humbur jetën një 33- vjeçare si pasojë e humbjes së kontrollit të makinës dhe ka përfunduar në kanal.

Makina e cila kishte përfunduar në kanal në një fshat në Kavajë është nxjerrë nga një vinç, ku brenda saj ka qënë shofere një femër.

Sipas burimeve ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e varrezave Kavajë, ku një automjet tip ‘Golf’ me targa AA 045 SJ ka rënë brenda në një kanal dhe si pasojë ka ndërruar jetë një vajze rreth 33 vjeç.