“Djegësit e plehrave” përballë plehrave të djegura të politikës!

Konferenca e shtypit për “inceneratorët” e Bashës ishte ajo që duhej prej vitesh të ndodhte dhe me sa duket ka ardhur dita të ndodhë! Sigurisht një “shpartallim” faktik pa nerva dhe sharje, por në fitore të madhe kur SPAK ka nisur seriozisht veprimin! Sigurisht që është një fitore për skemën më tragjike haptas të vjedhjes që është pikërisht kjo e “inceneratorëve”! Por gjuha e Bashës dhe të tjerëve aty nuk është ajo e drunjta dhe ulëritësja e modelit të partisë së Berishës! Afera e madhe e “djegësve të plehrave” si kudo dhe në të dikurshmen Itali të mafies është ajo që mban mbi vete dhe nën vete politikën! Pa politikën dhe pushtetin, ajo nuk do të mund të ishte! Marrëzia e Ramës me grupin kuvendor te “djegësi aferë i plehrave” ishte dhe qershia mbi tortë! Përbetimet e tij te hekurat e “djegësve të plehrave” dhe sigurisht nuk është vetëm Elbasani, por dhe Tirana e Fieri janë një marrëzi!  Mënyra e tashmë të bërit politikë dhe fitorja e parë me arrestimin e parë të rëndësishëm për “inceneratorët” ka çliruar disi ngjashmërinë e shumtë që kemi ne me Italinë dhe mafien atje, për “pasurimin e mafies dhe politikës” nga djegia e plehrave dhe aferat korruptive mafioze me to. Jo vetëm në jug të Italisë, por dhe veri të saj dhe deri në Bullgari apo Tunizi! Kjo lloj afere mafioze mbi përpunimin e plehrave është aferë mbi 6 miliard euro në Europë dhe disa miliarda të tjera si tendera! Basha dhe PD e sotme, ka një “kalë beteje” të mirë me “djegësit e plehrave” dhe ky kalë beteje mbase mund të ndryshojë dhe jetën politike të vështirë sot në PD!  Por ngjashmëria me Italinë nuk është me luftën që ky shtet i bën aferave të inceneratorëve! Po jap diçka nga 2018-ta kur po bëhej një luftë e madhe, se sa e thellë ishte “inchiesta” apo hetimi dhe sa e shpërndarë ishte afera. Pra po tregoj se si ishte gjendja në atë kohë dhe çfarë bëhet këtu te ne, ku merr pjesë qeveria dhe për më tepër në një pa kontroll të madh grupi parlamentar dhe bëhet festë në mjedis krejtësisht të pisët mafioz në mënyrë të trishtueshme.  Këto janë raportimet e shtypit atëherë në Itali:  Në këtë kuadër të përgjithshëm, duhet theksuar operacioni i quajtur “Gorgons”, i përfunduar në nëntor nga DIA e Katanias midis Sicilisë dhe Marsheve, “me të cilin u prekën 16 subjekte, duke përfshirë disa sipërmarrës që operojnë në sektorin e mbetjeve dhe administratorë publikë. Konsiderohen të afërt me grupet mafioze Cappello-Bonaccorsi dhe Laudani”. Në veçanti, përveç arrestimit të përgjegjësve, të akuzuar për prishje ankandesh, korrupsion dhe zhvatje të rënduara me metodën mafioze, gjatë operacionit u krye “sekuestrimi i një kompleksi të tërë kompanish me qendër në Misterbianco , si dhe të një kompanie tjetër me qendër në Porto San Elpidio , që të dyja operojnë në sektorin e mbetjeve, për një vlerë mbi 30 milionë euro”. Dhjetorin e kaluar, një operacion i Guardia di Finanza, i quajtur “Plehrat e fantazmave”, goditi 8 subjekte, në territorin e Vittoria, që besohet se janë afër dhe “mbahen përgjegjës për shoqata të llojit mafioz, thuhet në raport, me qëllim si “përvetësimi i pozicioneve dominuese në sektorin e prodhimit të ambalazheve të produkteve bujqësore, ashtu edhe në trafikun e paligjshëm të mbetjeve”.  Në mars 2017 pati gjithashtu një kapitull të mëtejshëm të marrëdhënies midis administratës publike dhe mbetjeve me operacionin “Piramida”, i kryer nga karabinierët Etna, i cili kishte parë 14 arrestime në Catania, Palermo dhe Syracuse, pas një hetimi të kryer nga 2012 deri në 2015 , e cila kishte të bënte me dështimin e aktivizimit në lidhje me sjelljen e paligjshme të impianteve të Cisma Ambiente.

Në kohët më të fundit, hetimi i aferës së plehrave, duke hedhur dritë mbi menaxhimin skandaloz të mbetjeve në bashkinë e Katanias, pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të disa zyrtarëve të bashkisë dhe sipërmarrësve për ndërgjegjësimin e makinës administrative në keqmenaxhimin e shërbimit në këmbim për përfitime të llojeve të ndryshme. Italia gati u përmbys nga këto afera që vetëm në një vend kaq të ngushtë që përmenda, kishte afera që kalonin mbi 500 milion euro. Në Itali skandali i tillë nuk shkoi deri në zyrat e shtetit lart ose ministrave, sepse sigurisht buxhetet e pushteteve të krahinave apo bashkive janë për të bërë një diçka të tillë, por ministritë e mjedisit dhe financave u përballën me të tilla mrekulli dhe sigurisht mafia futi duart në paratë e “plehrave” dhe që ne i quajmë të “inceneratorëve” ose djegëseve të plehrave dhe riciklimit të tyre. Në Shqipëri erdhi një familje e mafies së plehrave si ajo e Bechetit që sot në saj të veprimeve të Ramës do t’iu marrë shqiptarëve 110 milion euro! Një familje e akuzuar në mënyrë të jashtëzakonshme në Itali që vetëm mori në Shqipëri, nuk bëri asgjë si punë dhe ndërtoi një TV që shante Ramën dhe që ky e mbylli, që pastaj të hynte në gjyq dhe ta humbte atë. Me kë e  humbi? Po pra, me një nga familjet e mafies së plehrave dhe djegëseve të tyre në Italinë në mesin gjeografik të saj. Fajet e “djegëseve të plehrave” nuk janë asgjë si faj, përballë plehrave të djegura të politikës! Po pra, atyre që kanë pothuaj tre dekada që bëjnë faje korrupsioni dhe politike! Kjo e “djegëseve të plehrave”  nuk janë asgjë përballë aferës së KESH dhe aferës së “Lumenjve të kthyer në beton” si HEC-e apo të aferës së Albpetrolit dhe naftës e gazit apo Armos, nuk janë asgjë për nga përmasat me Bankers dhe me Azotikun dhe të tjera plot! Nuk janë asgjë me PPP dhe nuk janë asgjë me rrugën e kombit, mos kryerjen e saj dhe kryerje keq dhe të asaj pjese që  është bërë. Basha sot ka të drejtë, por ka plot afera kur ai ka qenë ministër i qeverisë së Berishës ose komunistit Berisha që (më në fund) thotë ai!

Shqipërinë plehrat e degraduara të politikës e kanë vjedhur në mënyrë tragjike. Kanë vjedhur mineralet dhe kanë futur paratë në xhepat e tyre. Kanë vjedhur naftë dhe gaz,  kanë vjedhur tendera dhe kanë bërë njëmijë të këqija me financat e këtij vendi të mjerë! Ky është një moment i mirë për të mos u ndalur dhe për tu kthyer në kohën e Berishës për grabitjet dhe korrupsion mafioz! Sigurisht pa harruar qeverisjen Rama! Po dhe me Metën në të dy qeverisjet dhe bashkëpunëtorët e tyre e sidomos PR e Mediut si një pjesë irracionale korruptive pranë PD-së! Nuk e kam fjalën vetëm për Gërdecin! Por dhe për kur ishte lejedhënësi i Mjedisit! Kanë bërë  kaq shumë zullume sa amerikanët që tashmë nuk duan të na pyesin shumë nga që e dinë se jemi politika e sulmeve të godinave dhe “berishizmave të dhunshëm”  por dhe pikturës korruptive sot të Ramës, së paku duhet të bëjnë presionin e tyre të madh, që aferat e dikurshme kriminale të hapen.  Pushtetet e Berishës, Nanos dhe Berishës numër dy apo dhe Ramës një dy dhe tre duhen vënë përballë “Inceneratorëve” dhe vetëm atëherë do të shikohen se sa afere e madhe është kjo e  fundit, por sa e vogël është në krahasim me ato që kanë ndodhur në Shqipëri.