Një foto e postuar në rrjetet sociale kishte lënë vend edhe për disa pyetje diskrete, duke pasur parasysh numrin e valixheve në ashensor. Shumë hamendësuan se ajo po largohet përgjithmonë dhe ndoshta duke përfituar që Lautaro nuk ishtë në shtëpi, e kishte më të lehtë për të bërë gjërat gati. Por i menjëhershëm reagimi i saj:
“Djema, nuk po ndahem…nuk po lëviz…thjesht jam duke udhëtuar me dy fëmijë nga ‘pjesë tjetër e botës në tjetrën” – shkroi Agustina. Ata që kishin nisur të mendonin një krizë mes saj dhe yllit argjentinas të Interit e kishin shumë gabim.
Agustina Gandolfo, partnerja e Lautaro Martinez, u kthye nga një udhëtim në Argjentinë të martën. Mjaftoi koha për të lënë valixhet e shumta në shtëpi dhe më pas për të shkuar menjëherë në San Siro, për të mbështetur Interin që po luante kundër Salzburgut në Champions League.