Pasi la pas një javë të vështirë, Simone Inzagi u shfaq më në fund i qetë para mikrofonave falë fitores që Interi i tij siguroi ndaj Leçes. Jo vetëm për tri pikët, por për një sërë përgjigjesh pozitive të marra nga skuadra, 46-vjeçari nuk hezitoi të komplimentonte skuadrën e tij, duke analizuar edhe individët.NDESHJA – “Ishim të vetëdijshëm se do të përballnim një skuadër të fortë, që ishte në gjendje të mirë dhe nuk do ta na e bënte të thjeshtë. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer dhe patëm qasjen e duhur, duke merituar fitoren nga minuta e parë tek e fundit”.
INDIVIDËT – “Lukaku dhe Brozoviç në stol? Kalendari është i ngjeshur dhe të gjithë e dinë sa të rëndësishëm janë, si ata që e nisin nga minuta e parë dhe ata që hyjnë. Lautaro lider? Kemi shumë liderë në skuadër. Xheko po sakrifikon shumë, Gosens është rikthyer në formë dhe Dumfris po ashtu po gjen vetveten. Asllani si fantazist për të ardhmen? Mund ta bëjë, por roli i tij është i regjisorit. Mund të alternohet, po stërvitet mirë dhe na ka ndihmuar kur mungonte Brozoviç. Duhet të vazhdojë kështu”.
PËRBALLJA ME KRYESINË – “Ne takimet me kryesinë i kryejmë çdo tri ditë. Ndonjëherë janë pozitive si në rastet kur fitojmë, ndonjëherë jo. Por gjithmonë është e rëndësishme të përballemi si me shoqërinë, edhe me skuadrën”.
RENDITJA – “Sigurisht që kemi pendesat tona për pikët e lëna me skuadrat e konsideruara të vogla, por në këta 18 muaj kemi bërë një punë të mirë dhe nuk mund ta hedhim poshtë. Të mos mendojmë për të shkuarën, por të përqendrohemi te Specia”