Ish-trajneri i Milanit Fabio Kapelo, ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku është ndalur tek kuqezinjtë e Piolit.
“Sezoni do të jetë pozitiv nëse i shtohet një trofe vitrinës, do të ketë një vlerë të madhe. Sidomos nëse është një kupë evropiane. Në kampionat, të përpiqesh të ndjekësh ata që janë përpara është një domosdoshmëri, por kushtojini vëmendje edhe kandidatëve të tjerë për zonën e Champions, ata janë të shumtë dhe të egër”.
Ai vlerëson gjithashtu Luka Joviç.
“Milani ka rizbuluar lojtarin që e dinte se kishte nënshkruar verën e kaluar. Ai ka shënuar kohët e fundit dhe ka performuar mirë. Nëse do të vazhdonte do të ishte e rëndësishme për disa arsye, për të, për ekipin dhe për konkurrencë të shëndetshme me Zhiru. Do të duhet të shohim gjithashtu se çfarë do të ndodh në merkato, do të ishte e rëndësishme të nënshkruajmë lojtarë që janë gati.”
Për titullin në Itali, Kapelo mundohet të jetë realist.
“Të themi të vërtetën, pikët nga Interi dhe Juventusi janë të shumta. Megjithatë, kampionati zgjidhet në pranverë dhe kuqezinjtë duhet të jenë të vazhdueshëm dhe të shpresojnë që të tjerët nuk janë. Interi dhe Juventusi janë gati për titullin. Zikaltërit mund të humbasin pak guximin dhe vendosmërinë për shkak të gjithë lavdërimeve që i bëjmë, unë së pari. Ndërsa Alegri është gjithmonë në top”, përfundoi Kapelo.