“Do t’i pres duart, ta heq kokën” Edukatorja dhunon fëmijët, dalin pamjet e rënda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një mësuese kopshti 59-vjeçare është pezulluar për një vit nga detyra pasi është kapur nga kamerat teksa dhunon fëmijët.

Në pamjet e publikuara, shihet se si mësuesja dhunon 17 fëmijët e grupit, të moshës mes 3 dhe 5 vjeç.

Sipas raportimeve njëri prej tyre, ishte fëmijë me aftësi të kufizuara.

E gjitha nisi nga një denoncim i nënës së njërës nga fëmijëve. Më pas policia instaloi në godinë, kamera dhe mikrofona, për të parë të gjithë sjelljen e mësuesve.

“Të pres duart, të heq kokën, bishë, patë”, ishin disa nga fjalët e përdorur nga mësuesja. Institucioni ka vendosur të pezullojë prej 1 vit mësuesen, ndërsa kjo e fundit pritet të paraqitet para gjykatës për të dhënë versionin e saj për ngjarjen.

EDUEDUEDUKATOREEDU 1EDU 2