Doli nga fusha i dëmtuar, ja kur do të rikthehet Menja të luajë me Milanin

Majk Menja doli i dëmtuar nga fusha e lojës përballë Njukasëllit në Ligën e Kampionëve, me vendin e tij që e zuri Sportielo.

Gjithsesi duket se në kampion kuqezi nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, me gardianin francez që ka kryer analizat ditën e sotme, të cilat flasin në favor të tij.

Siç bëhet me dije nga mediat italiane, Menja do të mungojë vetëm ndeshjen e fundjavës përballë Veronës dhe do të rikthehet mesjavën tjetër kundër Kaliarit, po ashtu e vlefshme për kampionat.