Vrasja e Erigers Mihasit, ka nxjerë edhe një herë tjetër në skenë, gropat e zeza të drejtësisë Shqiptare. Dhe më konretisht të prokurorisë së Gjirokastrës.
Njeriu që duhet të ishte në hetim dhe të paraqitej çdo muaj, para prokurorisë së Gjirokastrës, u vra ditën e 13 Nëntorit, teksa udhëtonte me një “Audi Q7” që kushtonte 54 mijë euro.E bashkë me Mihasin, plumbat i morën jetën dhe mikut të tij të fëmijërisë, Armando Dumanit.
Por pas gjithë kësaj çështje kupton shumë qartë se një klan i ka shërbyer një klani kriminal dhe që më pas, nja klan i tretë kriminal, është mobilizuar deri në atë shkallë,saqë ka ekzekutuar me mbi 30 plumba kallashnikovi, dy të rinjtë.
Klani i Parë, kriminal që ka sjellë këtë ngjarje kaq të rëndë në Tiranë, është pikërisht klani i prokurorëve të Gjirokastrës. Një Emëror Kasaj në krye të kësaj prokurorie, që të gjithë në Gjirokastër e njohin me nofkën “Don Çiço”.
Një prokuror “Don Çiço”, që nëse nuk e njeh dhe ja dëgjon vetëm nofkën, që ka marë në këtë qytet, të krijon përshtypjen se është pjesë e karteleve meksikane të Kokainës.
Në fakt Emëror Kasaj, nuk bën pjesë në këto kartele droge, pasi në realitet ai aderon në një kartel tjetër, akoma më të fuqishëm dhe të sofistikuar.
“Don Çiço”, aderon në kartelin e Prokurorisë Shqiptare, ku i rropi të pandehurit, që vendos nën akuzën penale dhe në emër të shtetit.Madje disa prej tyre, nëse duan të mbarojnë punë i detyron të shkojnë të marin dhe borxhe tek njerëzit e afërm të familjes apo tek rrethi shoqëror.
Një nga të pandehur që ka rrjepur “Don Çiço”, ka qënë dhe Erigers Mihasi, viktima i masakrës së “Astirit”. Kjo është një çështjë që 3 klane kanë vepruar sinkron, me njëri-tjetrin dhe për të goditur njëri-tjetrin.
Klani i prokurorisë Gjirokastër, që drejtohet nga “Don Çiço” apo El Sinior Emëror Kasaj, në janar të 2019, ka arrestuar Erigers Mihasin në Yrshek të Tiranës dhe që i përket klanit të shoqërisë së Martinajt.
El sinior Emëror Kasaj, në janar 2019 i tha gjykatës së Gjirokastrës se anëtari i Klanit Martinaj, duhet të futej në burg pasi ndaj tij kishte ngritur tre akuza të rënda, dhe se për këtë kishte prova nga gjurma e gishtit e fakte të tjera.
Por çuditërisht klani i prokurorisë, pas 6 muaj nga arrestimi i Mihasin shkon me një kërkesë të dytë në gjykatë, dhe thotë se anëtari i klanit shoqëror të Martinaj, duhet të lirohet pasi nuk ka prova për të.
Dhe Mihasi u lirua. El Sinior Emëror Kasaj, që i përket klanit të prokurorisë, u kuptua qartë se fillimisht kishte sulmuat klanin shoqëror të Martinaj. Por pasi mori thasët me lekë sërisht Don Çiço apo El Sinior Kasaj, ndihmooi klanin e Tiranës.
Por klani i Mihasit, sulmohet nga klani i vëllezërve Duka në mënyrë të vazhdueshm. Dhe dalja nga burgu i Mihasit, bëri në fakt që ai të jetë i ekspozuar ndaj grykave të kallashnikovit që celula e vrasësve të klanit Duka i mban ngritur çdo herë.
Dha ja pra ku ndodhi që në 13 nëntor 2021, klani “Duka” veproi shumë shpejt dhe goditi mjaft ashpër mbi Erigers Mihasin. Edhe pse tronditja ishte mjaft e madhe në opinionin public, askush nuk u morë me klanin e prokurorisë Gjirokastër, që drejtohet nga “Don Çiço” apo El Sinior Emëror Kasaj.
“Don Çiço” vijon të shijojë eurot që ja dorëzoi Erigers Mihasi, ndërsa në muajin mars 2021 tentoi ti pushojë tërësisht hetimin për tre akuzat e nisura kundër Erigersit.
Pra klani i prokurorisë së Gjirokastrës me në krye “Don Çiçon” nga agresivë në fillim me anëtarin e klanit shoqëror të Martinaj, në konsultativë dhe mjaft dashamirës gjatë fazës së rrugëtimit penal të dosjes çështjes.