Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, Donald Veshaj ka treguar dashurinë e madhe që ka për familjen e tij. Ndërkohë që e shohim të pandarë nga vëllai i tij, Romeo, Donaldi ka treguar gjithashtu dashurinë e madhe që ka për vëllain tjetër, Mario.
Pavarësisht faktit se është tepër i ngarkuar për xhirimet e filmit të tij më të ri, “5 Here Jo”, Donaldi ka gjetur mundësinë që të kalojë disa momente të bukura me familjen e tij.
Në disa postime të bëra në profilin e tij të Instagramit, Donaldi ka publikuar disa foto të babait të tij, për të cilin shprehet se është pika e tij e dobët.
Në foton e parë, personazhi i njohur publik ka publikuar një fotot të babit të tij dhe të qenit, Starki. Ndërsa në një tjetër foto, bardhë e zi, ku shfaqet babai i tij duke pirë një kafe, Donaldi shkruan: “Pika ime e dobët….”
Donaldi vazhdon të punojë fort për filmin e tij të ri së bashku me Borën, të cilët janë parë të pandarë nga njëri -tjetri. Mbrëmjen e kaluar, Donaldi zbuloi gjithashtu disa prapaskena nga xhirimi i filmit, ku zbuloi se Semi Jaupaj do jetë një ndër aktoret e “5 Herë Jo”