Federiko Dimarko ishte protagonisti i Interit mbrëmjen e djeshme, pas dopietës, e cila e bëri mbrojtësin e dytë zikaltër që gjen një dygolësh që pas Ashraf Hakimit (edhe marokeni ndaj Bolonjës).
Italiani i korsisë së majtë po kthehet gjithmonë e më shumë në një prej të besuarve të trajnerit Inzagi dhe këtë herë ndër të tjera ishin specialiteti i tij, goditjet standarde që e bënë të shënonte emrin në tabelën e golashënuesve.
“Ishte një emocion i veçantë pasi nuk kisha shënuar asnjëherë poshtë tribunës së ultrasve tanë dhe ua dedikoj këtë gol familjes dhe miqve, pasi të gjithë e dinë rëndësinë që kanë këto ngjyra për mua.
Jam rritur shumë, kërkoj gjithmonë maksimumin dhe po përmirësohem nga fakti që po luaj në vazhdimësi”, u shpreh Dimarko, i emocionuar, duke vazhduar:
“Gjithsesi, rëndësi ka që skuadra ka fituar, nuk e nisëmmirë, kemi pësuar një gol karambol, por e rëndësishme ështëqë ditëm ta kthejmë situatën në favorin tonë dhe të marrim tri pikët.
Ishte thelbësore të reagonim pas asaj humbjeje me Juventusin që na ka dhembur shumë të gjithëve”. Në fund Dimarko foli edhe për sfidën me Atalantën që do të mbyllëkëtë cikël ndeshjesh për Interin.
“Na presin 90 minuta të komplikuara, duhet të jemi shumë të fokusuar për t’ia dalë me sukses, pasi e dimë të gjithë nivelin e kundërshtarit dhenë asnjë mënyrë nuk duhet të lëmë të ndëshkohemi nga episode të caktuara”, përfundoi lojtari zikaltër.