Dosja / Njihuni me ‘Vandamin’ 60-vjeçar Arben Meçaj që ‘palosi’ 10 çuna të rinj me grusht dhe lopatën e picave te Bujtina e Diellit, eksperti i tërmeteve çoi Bashën drejt burgut, i lakuar si spiun me pseudonimin ‘Sqepari’

E njohim si inxhiner, ekspert rrugësh dhe tërmetesh, i përfolur si spiun me pseudonimin ‘Sqepari’ dhe si njeriu që çoi drejt burgut Lulzim Bashën për Rrugën e Kombit, por Arben Meçaj rezulton edhe me aftësi të pazakonta fizike, për neutralizimin fizik të një apo disa personave njëherësh.

Edhe pse i moshës rreth 60 vjeç, ekpertin e tërmeteve pranë Bablokut, Arben Meçajn, do ta kishte zili edhe vetë Jean-Claude Van Damme (Vandami) në kulmin e moshës së tij.

Sipas një dosje penale që Prapaskena ka parë, Arben Meçaj, natën 13 marsit 2018 ka ‘palosur’ 9 çuna të rinj me grushte dhe me lopatën e picave, duke u dëmtuar më pas edhe makinat.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në lokalin ‘Buktina e Diellit’ në Baldushk, ku pronare është gruaja e Benit, Silva Meçaj.

Të rinjtë Xhulia Kulla, Artur Grori, Gevin Hoxha, Klajdi Mici, Franci Hoxha, Sivio Alebi, Kimberli Tushaj, Donald Kondi dhe Klejdi Tishaj kanë shkuar për të festuar ditëlindjen e Endri Dervishit, 18 vjeç tek Bujtina e Diellit.

Shkaku i konflikti ishte se të rinjtë kishin shkuar 30 minuta me vonesë dhe për këtë arsye, Arben Meçaj, u ka kërkuar që të paguanin shpenzimet e bëra prej tij për shkak të vonesës.

Edhe pse Franci Hoxha i ka dhënë paratë, Meçaj i ka grisur paratë, ka mbyllur derën e jashtme të oborrit, ndërsa ma marrë një shkop bezbolli, duke goditut të rinjtë dhe duke i ndjekur nga pas nëpër oborrr.

Më tej ka lëshuar shkopin, duke i goditur me grushte. Në vijim ka marrë ka marrë lopatën e picave duke qëlluar të rinjtë në kurriz, këmbë dhe ku të mundej.

Më pas të rinjë ka hipur mbi portë, duke mundur të largohen me vrap nga goditjet e njëpasnjëshme të Arben Meçajt. Ky i fundit nuk është ndalur me kaq, por ka goditur me lopatë makinat e të rinjve, duke i dëmtuar.

Gjykata e Tiranës me vendimin nr. 1430, datë 5.06.2019, ka dënuar Arben Meçajn vetëm për shkatërrim prone.