Mark Overmars, një nga ikonat e futbollit holandez në fundin e viteve ’90 dhe fillimin e viteve ’00, ka pësuar një atak kardiak në fundin e dhjetorit që i rrezikon seriozisht jetën. Ish-mesfushori i njohur i cili në karrierën e tij ka luajtur me klube me emër duke fituar trofe me Ajaksin, Arsenalin e Barcelonën, mbetet në gjendje kritike dhe do t’i duhet shumë kohë që të rikuperohet.Klubi i Antverpës, ku Overmars ishte drejtor sportiv, bëri të ditur me 30 dhjetor, një ditë pas ngjarjes, se situata e tij ishte e mirë. Por “De Telegraaf” në Holandë ka zbuluar se situata e 49-vjeçarit nuk është aq e qetë dhe se gjendja e ish-mesfushorit është mjaft e rëndë.Sipas informacioneve të saj, raportohet se zemra e ish-futbollistit ka pësuar dëme të pariparueshme dhe pompon gjakun vetëm në 30% të kapacitetit, pasi një pjesë e muskulit përgjegjës për të bërë këtë funksion ka vdekur. Nuk dihet se si do të vazhdojë trajtimi, por mësohet se Overmars e pret një rrugë e gjatë dhe e rrezikshme përpara drejt riaftësimit dhe kthimit sadopak në jetën normale.