Drejt burgut Hajdari i bashkisë Kuçovë, vodhi varrezat, tenderin e qenve , tenderin e gjelbërimit dhe së fundmi i bën presion administratës për pjesmarrje në fushatë elektorale

Kreshnik Hajdarit,kandidatit të Partisë Socialiste në bashkinë e Kuçovës, nuk i sosin “skandalet” me administratën e tij e ciola karakterizohet nga hajdutëria dhe orgjia.

Pas drejtimit për 4-vjet të kësaj bashkie kryesocialisti Rama e rikandidoi sërish, edhe pse Hajdari ka gënjyer në formularin e dekriminalozimit, duke fshehur një vendim penal,të marrë në shtetin Grek.

Hajdari do të mbahet mënd për tenderin korruptiv  për ujsjellin e Lumasit, tender  ku Hajdari i fali oligarkut Pëllumb Salillari  4 milion euro. Hajdari do të mbahet mbahet mënd  për vjedhjen e lekëve të tenderit  për kujdesin dhe menaxhimin e qenve endacakë të qytetit, shërbim që prej vitesh i është dhënë privatit. Tender ky i bërë fiktiv dhe paratë nuk janë investuar për qëllimin që janë dhënë. Nga ana tjetër qyteti gëlon nga qentë endacakë, që janë kthyer edhe në rrezik për qytetarët.

Hajdari do të mbahet mënd  për vjedhjen e lekëve të varrezave. Hajdari në 15 tetor 2021, ka firmosur shpalljen e fituesit për dhënien me konçension të varrezave të qytetit deri në vitin 2025, shërbime të cilat nuk bëhen kurrë.

Nga dokumentacioni rezulton se janë përjashtuar nga gara të gjitha kompanitë, përveç firmës fituese, që është kompania “Pienvis” e ish deputetit të PS-së Pilo Keri, me ofertë 13 983 628,00 lekë, ndërsa fondi limit ishte 14 527 520,00 lekë. Pilo Këri është krushku i Pëllumb Salillarit.

Aktualisht fushata elektorale ka filluar dhe Hajdari është duke bredhur shtëpi më shtëpi,duke premtuar gënjeshtrat e tij të radhës.

Por ajo që është më shqetësuese është detyrimi që Hajdari i ka bërë administratës publike për të marrë pjesë në takimet e tij elektorale.

Edhe pse është totalisht e palejushme dhe e dënueshme me ligj pjesëmarrja e punonjësve të administratës publike në zgjedhje për arsye se mbajnë statusin e nënpunësit civil,ata i sheh në çdo takim elektoral të Kreshnik Hajdarit.

Hajdari me paturpësinë më të madhe i poston të gjitha fotot e takimeve elektorale në FCB zyrtar të tij,edhe pse e di mjaft mirë që punonjësit e tij dhe vetë ai po kryejnë një krim zgjedhor I ndërshkueshëm ky nga Kodi Penal.

Në tre fotot e mësipërme,ku shihet edhe Ministri Blendi Çuçi e deputetit Kollçaku,përveç Kreshnik Hajdarit janë edhe nën/kryetari i bashkisë Kuçovë Sybi Shehu, që shihet i veshur me një një xhaketë ngjyrë gri dhe kollare vishnje,përkrah tij është Drejtori i AShK-së Kuçovë Shkëlqim Braushi dhe në krah të Hajdarit është drejtori i Drejtorisê së Transportit Rrugor Berat,Sajmir Plaku.

Në çdo takim elektoral të Hajdarit shihet me mikrofon në dorë kryetari i Partisë Socialiste Kuçovë Gentjan Qafoku,që është edhe Drejtor i Uzinës Mekanike në Kuçovë prej disa muajsh.

Në të njëjtën tavolinë ku po ligjëron Qafoku,në cep të tavolinës është i ulur nën/prefekti i Kuçovës Bardhi Sula dhe zonja në krah të tij është Administratorja e Komunës Perondi, Renata Baci.

Qafoku,Sula dhe Baci shihen edhe në foto të tjera të takimeve elektorale të Hajdarit,ku për të qënë pjesë duhet të jepnin dorëheqjen nga postet që ata mbajn në Administratën Shtetërore.

Në një tjetër foto të takimeve elektorale të Hajdarit shihet në krye të tavolinës edhe mësuesja e historisë në gjimnazin e Kuçovës,Egla Veria.

Punonjësit e Administratës Publike të bashkisë Kuçovë, jo vetëm që nuk fshihen por përveç se dalin haptazi në tryezën qëndrore i sheh edhe të ulur në rresht të parë nga ana e spektatorëve,që në këtë rast duhet të ishin vetëm banorët e lagjeve ku zhvillohen takimet.

Në këtë foto,shihet i ulur në rresht të parë dhe me disa dokumenta që mban në dorë Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në bashkinë e Kuçovës,Nazmi Sula,që më parë ka qënë për 7 vite me radhë Drejtori i Ujësjellësit në Kuçovë.

Në një foto ku socialistë e Kuçovës shihen me lopata në duar,të gjithë janë punonjës të bashkisë Kuçovë,ku me tyre me lopatë në dorë është Taulant Demaj,operator i sistemit të transmetimit në OSHE Kucovë dhe e ulur në bisht në anën tjetër të fotos është bashkëshortja e tij që punon në bashkinë e Kuçovës.

Para tij i veshur me të kuqe dhe me syze dielli është Mariglen Gjika, edhe ky punonjës në bashki dhe pjesë kryesuese e shtabit elektoral të Kreshnikut.

Ndërkohë që në këtë foto duke mbjellë “gjasme pemë” janë sërish edhe Renata Baci,Bardhi Sula dhe Gentjan Qafoku.

Të tjera foto kolektive të shtabit elektoral të afendiko “Hajdari” dhe të takimeve të tij elektorale shihen edhe punonjës të tjerë të administratës së bashkisë dhe drejtorive të tjera shtetërore,siç janë vajza e veshur me pallto ngjyrë bojëqielli që është punonjësja e bashkisë Jona Koraqe.

Djali i veshur me xhakavendo vishnje quhet Ylli Bejto për të cilin do të shkruajmë gjërë e gjatë për bëmat dhe njëkohësisht do të publikojmë me zë dhe figurë sesi Bashkëshhortja e tj infermiere ju mer lekë qytetarëve të kuçovës.

Ylli Bejto Mban edhe postin e Drejtorit të Sektorit të pëpunimit të naftës në Ndërmarrjen e Prodhimit të Naftës në Kuçovë. Po kështu,në foto shihen edhe dy punonjësit e elektrikut.

Marjano Prifti e Adri Dajko dhe Aleksander Ziu, inxhinier në Uzinën Mekanike Kucovë të cilët komandohen nga Genc Qafoku drejtori i tyre.