Mafia shetërore padyshim ka pllakosur mbi çdo qelizë të shtetit. Policia e Çuçit shpesh herë i bënte fresk krimit dhe madje jo pak herë policia ishte bashk me krimin e organizuar. Policia e drejtuar, mbërthyer dhe e udhëhequr nga trafikantë. Ky ishte mandate i ministrit Çuçi në krye të ministrisë së Brëndëshme, e mbushur plotë me skandale , seksual, korruptiv, kriminale.
Me udhëheqjen e ministrisë së Brëndëshme nga ministri Çuçi, policia e shtetit nuk kishte mission dhe funksion ruajtjen e rendit dhe qecisë publike por ishte kthyer në një organizatë kriminale.
Në organizatë kriminale ishte kthyer edhe çdo drejtori në varësi të ministrisë së Brëndëshme të trejtuar nga ministri Çuçi. Drejtori të tilla si “Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara” të drejtuara nga z. Adrian Koni, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit etj.
Shkarkimi i beftë i Ministrit të Brendshëm ka krijuar një kaus të madh ndër shumë prej vartësve të tij në ministry, të cilët kanë pasur si mission jo shërbimin publik por kanë pasur si qëllim zhvatjen e fondeve publike.
Më i shqetësuari nga të gjithë është drejtuesi i “Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka z. Adrian Koni i cili ka ngjitur shakllët e karrirës nga një xhepist në një hajdut profesionist i cili ka një difiçit në drejtorinë që ai drejton mbi 10.000.000 euro.
Adrian Koni është i njohur ndryshe edhe si miu i doganave ku është endur për shumë kohë. Ai për një periudhë shquhej si zari i Monikës. Koni është i mbuluar dhe i zytur në zullume kriminale derisa katapultoi në krye të “Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për të cilat do të flasim në vijim.
Emërimi i Çuçit Ministër i Brendshëm çeli dyert e arta edhe mjeshtrin e e vjedhjes dhe korrupsionit z.Adrian Koni , i cili pozicionin e punës së tij e ktheu në një çiflig privat dhe në çerdhe vjedhjesh, orgjishë dhe korrupsioni.
Ditët në vijim infront do të publikoj me fakte se si ka z. Adrian Koni, ka shpërdoruar fondet publike. Njëkohësisht do të publikoj fakte se sa shpenzon ky funksionar publik për të udhëtuar në europë çdo fundjavë në në Vienë, Paris, Romë, Barcelonë, Budapest, Pragë, Berlin, Madrid, Lisbonë etj të ardhura të cilat nuk deklarohen në organet përkatëse.
Pazaret, tenderat e vjedhur, firmat e vendosura kuturu që kanë shkaktuar humbjen e miliona lekëve tani janë në një dosje që është bërë gati për në SPAK në ambasadën amerikane, etj.
VIJON……..