Drini Nikolla thyen çdo limit, përplaset me Niko Brahimaj/ I mbyll derën dhe e lë si fakir përjashta

Drini Nikolla, ka thyer të gjitha limitet e drejtimit negativ të kompanisë së sigurisë shtetërore “Ilyrian Guard”, ku mes skandaleve të një pas njëshme të emërimeve e shkarkimeve politike, së fundmi rezulton të jetë përplasur me një nga titullarët e lartë të Policisë së Shtetit.

Përplasja është bërë pikërisht në muajin shtator 2021, ku ushtaraku Drini Nikolla, i ka bërë karshillik dhe degjeneruar përpara punonjësve të tij, Niko Brahimaj, i cili aktualisht është emëruar në krye të
Policisë Shkencore të Policisë së Shtetit.

Përplasja mes dy titullarëve, “kryepriftit” ushtarak Drini Nikolla dhe Niko Brahimaj, ka bërë që ky i fundit të mos lejohet të hyjë në ambjentet e policisë Ushtarake në Sauk, aty ku janë dhe zyrat e kompanisë “Illyrian Guard” që menaxhohet nga Nikolla.

Por pikërisht në këto ambjente me urdhër të ministrit Bledi Çuçi, është vendosur që të transferohet nga Garda e Republikës në Policinë Ushtarake, laborator i Policisë Kriminale dhe Shkencore.

Në kuadër të zbatimit të këtij urdhëri, Niko Brahimaj është paraqitur në ambjentet e këtij institucioni që ndodhet në Sauk, për të parë godinën ku do vendosen zyrat e tij dhe për të komunikuar me pseudo titullarin, Drini Nikolla.

Edhe pse Brahimaj është prezantuar se kush ishte dhe çfarë kërkonte dhe kush e kishte urdhëruar për të hyrë dhe parë ambjentet e godinës, ai nuk është lejuar të futet brenda perimetrit të brendshëm të kompanisë “Illyrian Guard”.
Titullari i lartë i policisë së Shtetit e ka parë veten ngushtë pas derës së kësaj kompanie dhe që këtu ka filluar një debat verbal telefonik me Drini Nikollën. Ky po dru me pre, nuk lejonte që nuk lejonte për qamet, futjen në ambjentet e brendshme të Niko Brahimaj.

Konflikti shkoi deri në atë pikë, sa Niko Brahimaj të marë në telefon ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, duke e njoftuar për situatën e pazakontë me këtë burrokrat ushtrie dhe që mendon se sipërfaqen e Policisë Ushtarake e ka pronë të tijën, me çertifikatë të lëshuar nga Artan Lame.
Pas një denigrimi, Niko Brahimaj, ka mundur të hyjë brenda ambjenteve dhe brenda në zyrën e “kryepeshkopit” Drini Nikolla. Të dy titullarët gati sa nuk u kapën me grushta, ndërsa debati me fjalë mes tyre nuk ka munguar në asnjë moment, duke shqetësuar e bërë kurioz edhe punonjësit e tjerë të administratës.
Drini Nikolla, ky “galaktik” i ardhur nga rradhët e Ushtrisë në krye të kompanisë së sigurisë “Illyrian Guard”, nuk dëshiron që brenda perimetrit të brendshëm të kësaj kompanie të ketë dhe laboratorin e policisë Shkencore.

Por vendimi për të qënë ky laborator në këto ambjente nuk është marë nga Nikolla, por nga ministri i Brendshëm, që urdhëron Niko Brahimaj të lerë ambjentet e Gardës së Republikës dhe të fusë paisjet dhe provat materiale pikërisht në ambjentet e ish-repartit të policisë Ushtarake.
Nikolla,këtë ambjent e imagjinon si pronë të vetëm duke mos lejuar asnjë zyrtar policie të hyjë në këtë territor. Por e shpejtë do jetë dita që Drini Nikollës ose do ti hyjë policia e SPAK, e të nxjerë me pranga në duar ose shumë shpejt do e heqën vetë njerëzit e tij, në ministrinë e Brendshme të cilëve u ka nxirë faqen gjatë këtyre muajve.

Sot jemi në periudhën kur SPAK, ka rihapur fletët e dosjes së “Gërdecit” dhe të pandehurit Fatmir Mediu. E meqënëse hekuri është nxehur, do vijë dita shumë shpejt që SPAK, do hetojë Drini Nikollën, për lidhjet me Gërdecin dhe abuzimet e rënda gjatë 8 viteve në pushtetin “Berisha”.
Ky inkuizitor punonjësish e pazarxhi, nuk është emëruar për figurë të pastër morale, për ndershmëri e aftësi si ushtarak, por në këtë post rehatie e ka caktuar ish-nxënësi, kushëriri dhe bashkëfshatari i tij Ardi Veliu, 4 vite para daljes në pension, duke e futur në këtë “tepsi” tenderash e shitje vendesh pune, për të cilat ka “përvojë” në 13 poste ushtarake.