Dritëhijet e sigurimsit SS në majën e gjyqësorit, pedagogu që i vuri “10” gruas së tij, si e kaloi Vetingun me stilin ‘gërshërë’, fijet e zeza klienteliste, dosje pasurie dhe lidhjet me ‘Ujkun e Bardhë’

Mesditën e 11 marsit 2020, u shënua vdekja e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Atë ditë, kur gjithë Shqipëria u mbyll me tmerr në pandemi, ish Presidenti Meta, gjeti kohën kur dekretoi “virusin” e drejtësisë, personazhin me dy mbiemra, Sokol Sadushaj (Sadushi).

KLGJ-ja propozoi në shkurt 2020 për emërim në Gjykatën e Lartë, “juristin e shquar” Sadushajn, pasi eliminoi 17 rivalë të tij.

Ish prokurori komunist Sadushi duket se kishte piketuar me kohë të kapte postin e zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, de facto sot është kryetar i saj.

Po kush është Sokol Sadushaj alias Sadushi?

Lindi në Vlorë në vitin 1963 nga një familje e nomenklaturës komuniste. Babai, Maliq Sadushi, i njohur si një ish Operativ i Lartë i Sigurimit, arriti të bëhej Zëvendësministër i Mbrojtjes me bekimin e Mehmet Shehut.

Në 1982, kur M. Shehu u “vetvra” nga regjimi, Sokol Sadushi sapo kishte filluar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, për t`i përfunduar në 1986, kur dhe emërohet prokuror në Prokurorinë e Vlorës.

Kur Maliq Sadushi u spostua nga posti si kuadër “puçist” prej Enver Hoxhës, studentit dhe më pas prokurorit Sadushi iu desh të tregonte plot sprova ndaj Sigurimit të Shtetit, për të mos përfunduar si babai i tij.

Vitet `90, demokracia e shndërroi prokurorin Sadushi në avokat Sadushaj, me një bagazh plot me informacione që do t`i përdorte për rrjetën që do ngrinte më pas, e ku do kapte të gjitha postet e larta të sistemit të drejtësisë.

Fillimisht, në regjimin e Sali Berishës, me Ardian Dvoranin krijon Zyrën Avokatore “Sadushi & Dvorani”.

Pas ecejakeve të shumta me Greqinë, ku konsolidoi një lidhje familjare dhe mori “ok” e autoriteteve atje, hodhi tentakulat për të kapur sistemin gjyqësor në Tiranë.

Nga `97-ta, fillimisht si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, më pas Drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe sot, gjyqtar e kryetar i Gjykatës së Lartë.

Me ardhjen në pushtet të socialistëve në 1997, ‘profesor’ Sadushaj kapi Magjistraturën bashkë me gruan e tij të ardhshme, studenten Edlira Petri.

Studentja Petri mori “shumë mirë” nga Prof. Sadushi në 2002 dhe u emërua gjyqtare në Tiranë, më pas në Gjykatën e Apelit.

Vettingu i Edlira Petrit, në të vërtetë “vetting” për subjektin SS, është akti më i korruptuar që tregon fytyrën e vërtetë të drejtësisë së re.

Pronat e Sokol Sadushit, bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit E. Petri, me vlerë miliona euro, u justifikuan nga KPK sikur të ishin shtëpiza që bien në patatina fëmijësh.

Më skandaloz është fakti se KPK përfundoi vettingun e “Petrit” me vendim kontravers 2 me 1, ndërsa asnjëri prej dy Komisionerëve Publik, nuk bëri ankim.

SS, vetting për Sadushi, apo Sadushaj?

Për të kapur majën ku është sot, duhej të fshihej Sokol Maliq Sadushi. Jo vetting për të.

Espinoza u bë ekspert i Reformës në Drejtësi. Bashkë me “arkitektin” e Reformës Xhafaj, i njohur si Ujku i Bardhës.

Që të dy hartuan ligjet e Vetting dhe Kushtetutën, të kalkuluara mirë, që pedagog Sadushaj të mos i nënshtrohej vettingut nga organet e posaçme KPK e KPA.

Nëpër korridoret e reformës në vitin 2016, ekspertja Etilda Gjonaj ia merrte ligjet e posaçme sa njërit dhe tjetrit, dhe ia përpunonte duke lënë gjurmën e saj në këtë reformë.

Gjithë kuadri ligjor u qep fiks për kostumin “Sadushi”. 140 deputetët e Kuvendit votuan pa e ditur se Sokol Sadushaj do përjashtohej nga vetting, ndryshe nga gjithë gjyqtarët e prokurorët që u masakruan më pas. Atij vettingun do ia bënte KLGJ.

“Espinoza” kishte menduar edhe për këtë detaj.

Naureda Llagami bëhet kryetare e KLGJ, femra e parë me këtë post. Me burrin doganier të pushtetit, pasi endet disa vite nëpër punë pa rëndësi, si specialiste te Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Sadushi e pikas në 2009 dhe e merr pedagoge në “gjirin” e tij në Shkollën e Magjistraturës.

Erdhi dita që pedagogia do vetonte ish drejtorin e saj.

KLGJ ka një sekret të tmerrshëm në sirtarë, dosjen ku ka kaluar si të pastër Sokol Maliq Sadushajn.

Dosja “Sadushi” është bomba me sahat e Reformës në Drejtësi.

Ajo mbahet e fshehur, pasi çdo dokument fals i pasurive të Sokol Maliq Sadushi dhe e kaluara si bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990, do ngrinin nga “varri” 500 gjyqtarët e prokurorët që i fshiu Reforma ‘Sadushaj’ prej fillimit deri sot.

KLGJ-ja ka një hall të madh me kandidatin që përdor dy mbiemra, dhe me emrin “Sokol Sadushi”.

Në Vendimin nr. 257, datë 12.11.2019, KLGJ pranon se për zotin “Sokol Sadushaj” nuk rezulton të ketë qënë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, të ketë qënë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish- Sigurimi i Shtetit, deri në 2 korrik 1991, nga ana tjetër nuk ka kërkuar asnjë të dhënë dhe s’kanë kërkuar asnjë të dhënë për kandidatin “Sadushi”.

Por çfarë thonë dosjet e SHIK për kandidatin “Sokol Sadushi”?