Dua të takoj…’/ Nuk është familjar! Nuredin Dumani kërkon takim SPECIAL brenda burgut

Bëhet fjalë për një pastor me origjinë nga Franca, që jeton në vendin tonë.Takim special me një pastor që jeton në Francë. Kjo është kërkesa e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë, i cili akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale. Bëhet fjalë për një pastor me origjinë nga Franca, që jeton në vendin tonë e për të cilin Dumani ka pasur kontakte para së të arrestohej. Është ende e paqartë arsyeja e këtij takimi. Por nëse takimi me këtë pastor nuk realizohet ai ka dhënë edhe një emër tjetër.Kjo kërkesë e tij do t’i depozitohet Prokurorisë ku do të jetë ky organ që do ta pranojë ose jo kërkesën e të penduarit të drejtësisë. Nuredin Dumani edhe në seancat gjyqësore të zhvilluara në GJKKO është shfaqur më një varëse me kryq duke e ekspozuar.