Kombëtarja shqiptare e nisi me një disfatë minimale rrugëtimin për në “EURO 2024” ndaj Polonisë në Varshavë. Gjithsesi duket se loja e prodhuar nga kapiteni Levandovski, nuk e ka gëzuar aspak ish-kampionin olimpik me Poloninë, Vlodimierz Lubanski.Në një intervistë pas ndeshjes, ai analizoi sfidën dhe duket se ajo që i bëri përshtypje ishte performanca e dobët e sulmuesit 34-vjeçar.
“Me gjithë respektin për të gjithë lojtarët në fushë, mund të shohësh se ai ishte një lojtar mesatar. Veçoj një aksion individual në pjesën e dytë, ku ai për pak shënoi një gol të bukur, nuk ishte e mjaftueshme për një lojtar të atij kalibri. Leva nuk mund të jetë i kënaqur si me ndeshjen e parë, ashtu edhe me të dytën”, u shpreh Lubanski.