Çeslav Mishnievic ka luksin që të luajë edhe për barazimin ditën e sotme, por trajneri polak kërkon nga të tijtë të marrin maksimumin.“Jam shumë i lumtur me paraqitjet e deritanishme të lojtarëve të mi, sidomos në fazën difensive, pasi nuk kanë pësuar asnjë gol.
Nuk nënvlerësojmë asnjë kundërshtar, por me gjithë respektin për ta nuk i trembemi askujt”, e ka nisur fjalën e tij tekniku që është ndalur më pas te përballja Leva-Mesi dhe kombëtarja argjentinase.
“Kur u bënë të ditura grupet, kjo ishte ndeshja që të gjithë me zor e kemi pritur, por është më shumë se një duel mes Levës e Mesit, pasi përveç madhështisë së të dyve, në lojë do të jenë dy skuadra.
Si të ndalohet Mesi? Nuk besoj se e ka gjetur dikush përgjigjen e kësaj pyetjeje. Mesi është si Alberto Toma (legjendë italiane) në ski, di të kapërcejë çdo pengesë”, e mbylli Mishnievic fjalën e tij.