Babai i Ifigenia Mitska, shqiptares e cila humbi jetën nga përplasja e dy trenave në Greqi, ka folur për trishtimin e papërshkrueshëm që po përjeton ai dhe familja e tij pas ngjarjes së rëndë.
Sotiris Mitskas, duke folur për “ANT1” u shpreh se personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi dhe problemin më të madh po e kalon nëna dhe motra e vajzës.
Ai tha se pas ngjarjes së rëndë askush nuk iu ka shkuar në ndihmë, ndërsa gjithashtu u ka bërë apel gazetarëve duke thënë që të mos shqetësojnë partnerin e vazjës, që i mbijetoi tragjedisë.
“Kanë kaluar orë e ditë dhe jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër. Askush nuk ka ardhur për ndihmë. As psikolog. Asgjë, askush. Të vetmet që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa psikologe, kur shkuam për të marrë trupin. Kam dëgjuar shumë, disa të vërteta, disa gënjeshtra. Po mundohem t’i sqaroj ato. Gabimi njerëzor doli të ishte i rregullueshëm. Nuk kam celular, nuk kam dashur të flas me askënd, personalisht askush nuk më ka kërkuar të më them asgjë. Vajza ime po shkon… Tani çfarë t’ju them… Mos e shqetësoni familjen tjetër. Gjithçka që kishim ishte Ifigenia. Ata morën fëmijën tim bashkë me gjithçka tjetër. Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë”, theksoi babai i shqiptares.