Dy efektivët e “Shqiponjave” aksidentohen rëndë, trupat e tyre qëndrojnë të shtrirë në tokë, ambulanca bllokohet në trafik

Aksidentohen dhe plagosen dy punonjës të policisë efektivë “Shqiponja” që patrullonin me motor në kryeqytet.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Unazës së Re në Tiranë, tek Kopshti Botanik. Ambulanca është vonuar për shkak se është bollokuar në traafik, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen dy efektivët e shtirë në tokë.

Një makinë i ka prerë rrugën motorit të policisë, duke bërë që më pas efektivët e Shqiponjave të përplasen me bordurat e rrugës. Njëri prej të plagosurve ka plagë të rënda.

“Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motor të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim). Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.