Dy gola në 10 minuta, talenti Roko Vata i papërmbajtshëm me fanellën e Sëlltikut

Roko Vata, djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata, vazhdon të shkëlqejë të skuadra B e Sëlltikut, teksa së fundmi është shndërruar në një bomber të vërtetë.17-vjeçari ka një të ardhme të sigurt përpara teksa vetëm 10 minuta i kanë mjaftuar për të realizuar dopietë në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Uolves U23 e vlefshme për Premier League International Cup.

Sëlltik triumfoi me rezultatin 4-2, teksa Roko Vata ishte një nga më të dalluarit në fushë, duke bërë “ligjin” në këtë duel.