Andre Onana do të zbresë në fushë dy herë brenda 24 orëve dhe do të mbrojë portën e Mançester Junajtid dhe të Kamerunit në Kupën e Afrikës.“Djajtë e Kuq” dhe Federata afrikane kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe portieri do aktivizohet rregullisht nga tekniku Erik ten Hag më datë 14 janar në ndeshjen e Premier Ligës ndaj Totenhemit dhe më datë 15 do jetë sërish në fushë për të mbrojtur portën e Kamerunit në debutimin e tyre në Kupën e Afrikës ndaj Guinesë.