Shqipëria ka mbetur në listën e vendeve me monitorim të shtuar nga organizmat ndërkombëtare për pastrimin e parave, në listën gri dhe me tendencë drejt listës së zezë, edhe pas skanerit të fundit në mars 2022.
Damkosja e Shqipêrisë si një oaz i pastrimit të parave dhe mashtrimit finaciar në mes të Evropës, u vendos në seancën e fundit të Task Forca Financiare (FATF) të MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që vlerëson luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.
Vendimi i Brukselit është në një linjë me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që jep alarmin për lulëzimin e pastrimit të parave në Shqipëri, por edhe me raportimin e fundit të kryeprokurorit Olsian Çela në Kuvend.
Krahas ‘ujqërve të vjetër’ të pastrimit të parave, vitet e fundit po vepron një dyshe e re, me aktivitet të theksuar dhe të kamufluar, në qarkullimin e parave të dyshimta nga Tirana deri në offshore, mashtrimin me bursat, call-center-at, në krijimin e kompanive fiktive, falsifikimeve dhe korruptimin e segmenteve të organeve ligjzbatuese.
Bëhet fjalë vëllezërit F. Deda dhe A. Deda, të cilët janë fansa dhe me sa duket po tenstojnë të kopjojnë Ujkun e Wall Street, një nga simbolet e mashtrimit në SHBA.
Sipas burimeve të kryqëzuara nga disa organe ligjzbatuese, dy vëllezërit veprojnë në hije në Tiranë, Bullgari, Kanada etj., me kompani fantazmë në emrin e tyre dhe emra të tjerë, përmes të cilave qarkullojnë miliona euro para të pista, të mbledhura nga mashtrimi me aksionet dhe investimi i parave në bursa.
Po cilat janë kompanitë e dy vëllezërve Defa dhe ku konsiston aktiviteti i tyre fiktiv?
Si lëvizin miliona euro duke përfunduar nga Tirana në parajsa fiskale?
Në cilat vende është shtrirë mashtrimi me investimin fiktiv të parave në bursa?
Çfarë aktiviteti mbulojnë me shit-blerjen e makinave?
Dhe më e rëndësishmja si i kanë shpëtuar kompanitë policisë, krimit ekonomik, Drejtorisë për Parandalim e Pastrimit të Parave, Hetimit Tatimor dhe prokurorisë? Vijon…