Dyshja Nejmar-Markinjos “shpëton” Brazilin, i dhurojnë fitoren në minutën e 90-të ndaj Perusë

Brazili ka mposhtur në transfertë Perunë në ndeshjen e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit të 2026-ës.

“Selecao” aritën të fitojnë me rezultatin minimal, 1-0 falë golit të Markinjos në minutën e 90-të.

Falë një goditje këndi të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Nejmar, Markinjos goditi me kokë duke shkundur portierin e Perusë.Ndërkohë Venezuela ka mposhtur me rezultatin 1-0 Paraguajin dhe Kili me Kolumbinë janë ndarë në një barazim pa gola.