Diomo Cordero, një njeri që pretendonte se kishte punuar si menaxher talentesh për Angus Cloud në vitin 2021, pohoi disa muaj më parë se dikur i shpëtoi jetën aktorit të Euphorias pas një mbidoze droge.25-vjeçari vdiq nga rrethana të panjohura të hënën, por TMZ raportoi se ambulanca ishte telefonuar nga nëna e tij, e cila deklaroi se ai ndoshta kishte pësuar një “mbidozë të mundshme”.Aktori i dashur për publikun u deklarua i vdekur në shtëpinë e tij në Oakland dhe familja Cloud deklaroi se ai kishte qenë duke luftuar me mendimet për vetëvrasje javën e kaluar për shkak të varrosjes së babait të tij në Irlandë.Tani komentet e Cordero nga prilli hedhin pak dritë mbi shkakun e mundshëm të vdekjes së Cloud. Ai pretendon se është takuar me Angus ndërsa punonte si teknik i shëndetit mendor në një institucion rehabilitimi, ku aktori dyshohet se ishte një pacient.Cordero bëri disa komente për të në “Twitter” dhe më pasi fshiu menjëherë pas kësaj, marrëdhëniet e tyre në bisnes dhe në jetën personale u prishën.
Ish-menaxheri i supozuar rrëfeu gjithashtu sesi e kishte shpëtuar nga vdekja aktorin duke përdorur CPR dhe Narcan kur ai e teproi me ilula me recetë.
“Për fat të keq, ndërsa rifitoi vetëdijen, Angus më vjelli në fytyrë”, shkroi Cordero në “Twitter”.