E bujshme/Helidon Gjikoka nga arratia kap për gryke drejtësinë në Vlorë,kërkon të dënojë një plakë 90-vjeçe

Një dosje turpi është ndërtuar dhe po mbahen në këmbë në prokurorinë e Vlorës, nga një vendimarje e një gjyqtari të shkarkuar dhe korruptuar si Ervin Trashi, që prej 5 muajsh tashmë është larguar dhe ngrohet në diellin e Lungomares në Vlorë.

Në këtë dosje në të cilën, ka futur hundët dhe një personazh i krimit të organizuar dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, siç është pikërisht Helidon Gjikoka. Njeri ky i përfolur për një sërë skandalesh për pronat, korruptim të zyrtarëve të ALUIZNI dhe Hipotekës në Vlorë dhe personazh i marë i pandehur dy herë nga prokuroria e Vlorës dhe jo vetëm.

Çështja në fjalë është kthyer në një qyfyre në prokurorinë e Vlorës, pasi edhe pse prokurorja e çështjes,Erida Visoçi, ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të mos meret me një plakë të moshuar 90-vjeçare, gjyqtari Ervin Trashi dhe narko-trafikanti e hajduti i pronave në Gjilekë të Dhërmiut,Helidon Gjikoka, kanë ndikuar për urdhërimin e organit të akuzës dhe marjen të pandehur të gruas së moshuar, Androniqi Koka.

Helidon Gjikoka, njeriu i shpallur në kërkim ka hapur thasin e eurovë të përfituara nga pronat e vjedhura në bregdetin e Dhërmiut, duke ndikuar nga arratia tek gjyqtari i korruptuar, Ervin Trashi.

Kështë që një gjyqtar Trash dhe një person i shpallur në kërkim me vendim gjykate, çuditërisht bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe i janë vënë pas një plake të gjorë, duke kërkuar domosdoshmërisht marjen e saj të pandehur për akuzën e “Vetëgjyqësisë” dhe më tej dënimin e saj.

E moshuara që sot nuk është në gjëndje të konceptojë dhe mendojë se çfarë është vetëgjyqësia, është vënë përpara nga një person i shpallur në kërkim si, Helidon Gjikoka, vetëm e vetëm që ky i fundit ti vjedhë pronën që 90-vjeçaria Androniqi, gëzon në zonën e Gjilekës në Dhërmi.

Arsyeja e marjes së të pandehur të 90-vjeçares, ka qënë e iskenuar pikërisht nga Helidon Gjikoka që nga arratia dhe streha e tij në Londër, bën projekte se si do pushtojë plazhin e Dhërmiut dhe sij do ndërtojë resorte me oligarkët e ndryshëm të Tiranës dhe Vlorës.

E mbi të gjitha pjesë e dyshes, Trash-Gjikokë, është bërë dhe një gjyqtare e Apelit në Vlorë Klodiana Gjyzari, e cila së bashku me gjyqtrain Trash, ngrohen në shezllonet e vendosura buzë Lungomares, pasi edhe kjo është shkarkuar nga procesi i “Vettingut”.

Gjyzari dukshëm është zbuluar në këtë skemë përndjekje të 90-vjeçares së gjorë, Androniki, pasi burri i kësaj gjyqtare që vijon të ngrohet dhe lyhet me krem kundra dielllit së bashku me zotin Trash, rezulton të jetë dhe avokati i personit në kërkim, Helidon Gjikoka.

Helidon Gjikoka,që edhe pse në arrati vijon të mburret dhe komandoja në Vlorë, se sa të ketë Trashin dhe Gjyzarin, ata së bashkuj si një skuadër “bole hekur”, janë të betuar për “asgjësimin” e një nëne 90-vjeçae. Dhe kjo është qershia mbi tortë e reformës në Drejtësi, e cila vijon të prodhojë çudira dhe skandale, ku këtë herë isa e turpit të kësaj drejtësie të ndyrë, i ka rënë për ta hequr të moshuarës, Androniqi Kokës.

Kjo reformë në Drejtësi që Shqiptarët presin të kapi peshqit e mëdhenj, është katandisur dhe ka hyrë pikërisht në dyshekun të një të moshuara në Dhërmi.

Nga kontaktek që kemi pasur me të moshuarën ajo i bën thirje Ambasadores Amerikane, Yuri Kim, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, zyrtarëve të KLGJ-së, që të ndërhyjnë në këtë dosje turpi para se vetë e moshuara 90-vjeçare, të mari fatin e saj në dorë dhe të bëjë vetëgjyqësi të paprecedentë.

Androniqi, gjatë një kominikimi spontan me gazetën deklaroi se Helidon Gjikoka, nuk mund të “hajë” dhe përvetësojë pronën e saj, të trasheguar brez pas brezi.

Pavarësisht mafiozëve si Helidon Gjikoka, gjyqtari Trash dhe kompania “Gjyzari Grup”, të cilët kanë zaptuar drejtësinë në Vlorë, e moshuara 90-vjeçare shprehet se do i shkojë deri në fund kësaj padrejtësie me qëllimin e vetëm për të ç’montuar këtë bandë hajdutësh pronash në bregdetin më të bukur Shqiptar.

Përtej turpit të drejtësisë në Vlorë, fabula se pse akuzohet e moshuara është fakti se ka prishur një gardh me shkure në tokën e saj, të cilën disponon me dokumenta ligjorë dhe që ja ka zaptuar krimineli Helidon Gjikoka, i marë dy herë i pandehur.

Plaka rrëzoi gardhin, ndërsa Helidon Gjikoka nga arratia së bashku me kompaninë “Gjyzari Grup”, tashmë janë betuar që tëg rrëzojnë plakën dhe të hakmeren ndaj një të moshuare që është nënë e 4 fëmijëve dhe 10 nipërave dhe mbesave.

Për Reformën në Drejtësi por dhe vetë nënë Androniqin, nuk kishte ofezë dhe turp më të madh që mund ti bëhej në këtë moshë dhe në këtë kohë. Pasi shqiptarët brenda një jave mësojnë lajmin e dënimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri,ashtu po dhe Brenda një jave mësojnë se drejtësia në Vlorë mer të pandehur një plakë 90-vjeçare.

Ne nuk na ngelet gjë tjetër tashmë veç të themi fjalinë e bërë postulat “…prisni, prisni, se skeni parë gjë akoma…”.