E BUJSHME/ I ofrohet Interit, një tjetër ish-milanist gati të shpallë “tradhti” ndaj kuqezinjve

Fronk Kesi i ofrohet Interit!Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, ish-futbollisti i Milanit është gati të shpallë “tradhti” ndaj kuqezinjve duke u ofruar ekipit zikaltër.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk është duke kaluar një periudhë të mirë në karrierë te Barcelona dhe tashmë dëshiron rikthimin në Milano, por jo me ngjyrat kuqezi po me ato zikaltër.

Vlen të theksohet se 25-vjeçari më parë iu ofrua edhe Milanit, ekip ku shkëlqeu për 5 sezone, por drejtuesit e kampionëve në fuqi të Italisë i mbyllën derën ish-mesfushorit të tyre.

Sipas medias italiane, Interi do të ishte i gatshëm të ulej në tavolinë me Barcelonën për Kesinë vetëm me dy kërkesa: që formula e transferimit të ishte një huazim, dhe ekipi katalanas të kontribuojë në pagën e tij të lartë 6,5 milionë euro.

Aktualisht, gjatë këtij sezoni me fanellën e Barcelonës, Fronk Kesi është aktivizuar gjithsej në 7 ndeshje në La Liga, por pa mundur dot që të shënojë dhe asistojë.