“E dominuam PSG-në, mund të fitonim me rezultat më të thellë”/ Presidenti Hainer: Triumfojmë edhe në Gjermani, kam besim

Bajern Mynih mposhti me rezultatin 1-0 PSG-në në ndeshjen e parë të vlefshme për Ligën e Kampioneve, ndërsa më 8 mars luhet sfida vendimtare për të mësuar ekipin që kualifikohet në fazën tjetër.Në prag të këtij dueli, presidenti i bavarezëve Herbert Hainer ka motivuar ekipin dhe futbollistët.

”Skuadra e tregoi në Paris që është gjithmonë gati në momentet vendimtare. Ne e dominuam PSG-në, fitorja mund të ishte edhe më e thellë. Ne e kishim të qartë se kemi një skuadër të madhe, lojtarët thjesht duhet ta demonstronin këtë gjë. Jam i bindur se do e bëjmë sërish. Kam besim të plotë. Kemi edhe stol plot alternativa, të gjithë do donin një stol si i Bayernit”, u shpreh i.