E dribloi Arnoldi te goli i dytë, mbrojtësi i Arsenalit shpërthen në lot pas barazimit

Oleksandr Zinchenko u filmua në pankinë në një gjendje të vështirë emocionale pasi u driblua në aksionin që solli golin e barazimit të Liverpulit kundër Arsenalit të dielën në “Anfield”.

Arsenali e kaloi pjesën më të madhe të pjesës së dytë duke u mbrojtur nga presioni asfiksues i skuadrës së Klopit, i cili i lejoi ata që të kthehen në lojë, edhe pse ishin në disavantazh të dy golave.

Mohamed Salah humbi një penallti në fillim të pjesës së dytë, por pas një vale sulmesh Trent Aleksander-Arnold arriti të izolojë Zinçenkon në të djathtë, përpara se ta driblonte ukrainasin dhe niste krosimin në shtyllën e dytë, ku ndodhej Roberto Firmino, i cili mposhti portierin Aron Ramsdejl.

Ishte minuta e 87-të e ndeshjes dhe “topçinjtë” humbën dy pikë të rëndësishme në garën e tyre për titull, të cilat i lejuan Mançester Sitit që të afrohej në -6 në garën për titull dhe me një ndeshje më shumë në dispozicion.

Zinçenko u zëvendësua nga trajneri Arteta pak më vonë, ndërsa “TalkSport” vuri re se ishtalenti i Mançester Sitit shpërtheu në lot në stol. Kamerat e fiksuan mbrojtësin duke mbuluar fytyrën me kokën ulur, ndërsa kaosi dhe zhurma e tifozëve vendës mbretëronte rreth tij. “Duhet të ketë më shumë intensitet nga Zinçenko.

Është thuajse sikur po stërvitet dhe nuk dëshiron që topi t’i kalojë nëpër këmbë”, komentoi opinionisti Xhemi Karrager për “Sky Sports” në lidhje me mbrojtjen e tij.