E FUNDIT/ E rëndë në Vlorë, makina përplas këmbësorin, detajet e para

Njoftimi i Policisë: Një 62-vjeçar mbeti i plagosur pasi u përplas nga një makinë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhi sot, rreth orës 09:30, në lagjen “28 Nentori”, shtetasi R. G., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin V. C., 62 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.