E FUNDIT/ Lirohen 3 policët shqiptarë që u rrëmbyen në veri të Kosovës

Janë liruar 3 policët shqiptarë, të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe disa javë më parë në veri të Kosovës.Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës, teksa sot ata dolën sërish para Gjykatës së Kralevës në Serbi, ku edhe u mor vendimi për lirimin e tyre.Më herët ata u lanë në qeli me masën e sigurisë “Arrest me burg”, teksa u rrëzuan akuzat për terrorizëm. Për shkak se nuk u gjetën prova kundër tyre, ata tashmë janë liruar.Kjo ngjarje solli reagime të shumta, teksa mes Serbisë dhe Kosovës u shtuan tensionet.