E FUNDIT/ REAGON sërish Arben Ahmetaj nga arratia: To be continued…

Ndërsa sot pritet të zhvillohet seanca e posaçme për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt për t’i hapur rrugë SPAK për arrestimin e tij, ky i fundit ka reaguar në Facebook.Ai shprehet ndër të tjera se nuk është arratisur, por se ka ikur jashtë vendit për arsye familjare.

POSTIMI I PLOTE

Të dashur qytetarë të Vendit tim,
Të dashur votues të mi e të Partisë Socialiste,
Te dashur Miq e Armiq njelloj
Sot është dita kur Parlamenti do votojë heqjen e imunitetit tim, dhe autorizimin e arrestimit tim. Mendova qe të ndaja me votuesit e mi kryesisht, dhe me të gjithë qytetarët këtë mesazh.

Votuesve të mi:
Juve që më votuat në Tirane në 2005, juve që më votuat në Korcë në 2009, juve që më votuat në 2013 në Gjirokastrën time, në Përmetin tim e në Tepelenën time, juve që më votuat në Rrogozhinën time e në Kavajën time në 2017, juve që më votuat në Njësinë nr. 4 në Tiranë, e në gjithë qarkun e Tiranës në 2021 :
Faleminderit nga zemra!