Prej tre ditësh në qarkun e Korçës, policia ka nisur një aksion për identifikimin dhe mbledhjen e kamerave të sigurisë.
Kryesisht kontrollet janë përqendruar në Pogradec dhe Korçë dhe momentalisht janë identifikuar dhe sekuestruar kamera në disa raste evidente, por ende nuk raportohen persona të shoqëruar.
Numri i kamerave të sekuestruar nga policia ende mbetet i paqartë, pasi strukturat e policisë ende janë në aksion e sipër. Ndërkaq në orët në vijim pritet komunikim zyrtar i Policisë se Shtetit.
Kamera të sigurisë janë sekuestruar dhe në qytete të tjera të vendit dhe nga informacionet e policisë, këto të fundit administroheshin nga grupe të ndryshme kriminale për mbikëqyrje të territorit.