“E kafshuan tek veshët dhe kofshët”, dalin detajet e rënda të pengmarrjes së të riut në Tiranë: Autorët e veshën si një grua, vajza që i kishte borxh 30 mijë euro e filmoi

Zbardhen detajet e reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë ku një 30-vjeçar u mor peng nga tre persona për shkak të një borxhi.

I riu ka treguar torturat që i kanë bërë tre autorët e akuzuar.

Protagonistja kryesore është shtetasja Denada Çezmja e cila kishte një njohje me te riun e marre peng, ndërsa i kërkonte këtij të fundit shuma të mëdha parash, duke përdorur justifikime të ndryshme.

Vajza e ka gënjyer të riun me pretendimin se kishte mamin sëmurë dhe i ka marrë 30 mijë euro.

“Kam mamin sëmurë me sëmundje të rëndë, dua të bëj divorcin dhe jam në hall”, mësohet se i shprehej Çezmja djalit, ndërsa 30-vjeçari i jepte para. Por pasi i mori disa herë shuma të ndryshme eurosh, vajza humbet çdo gjurmë me djalin, duke i fikur edhe telefonin.

Ky i fundit i gjendur përballë kësaj situate i kishte dalë disa herë në rrugë Çezmjas, ku i kërkonte lekët.

Vajza këtë herë kishte kërkuar ndihmë te miku i saj, Sulltan (Marku) Piraçi me pretendimin se E.Sorra e ngacmonte me qëllim që të krijonte një lidhje me të.

Më pas Piraçi kishte kërkuar ndihmën e dajës së tij, Shkëlqim Koçekut, ku të dy së bashku e kishin marrë peng të riun. Pasi e kishin çuar në një shtëpi, ata kishin dhunuar dhe kërcënuar të riun.

Madje në sy të vajzës, e kishin zhveshur dhe i kishin veshur atij rroba grash. Por skena më e fortë e shantazhit sipas grupit hetimor, mendohet se ka qenë fakti që skena ishte filmuar nga vajza, në mënyrë të tillë që i riu të hiqte dorë nga borxhi 30 mijë euro.

Por pavarësisht këtyre presioneve edhe dhunës, djali pasi ishte liruar nga pengmarrësit, kishte shkuar në polici, ku kishte rrëfyer ngjarjen. Tashmë dy prej tyre, Shkëlqim Koçeku dhe Denada Çezmja, ndërsa në kërkim është shpallur Sulltan (Marku) Piraçi, ndërkohë gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Heqje të paligjshme të lirisë’.