Felipe Anderson duket se e ka mbyllur me Lacion, me sulmuesin brazilian që nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët me drejtuesit.
E interesuar për të është Juventusi, me bardhezinjtë që kanë gati një ofertë për të bindur brazilianin që të kalojë në Torino.
Gjithsesi gjërat bëhen më të vështira për “Zonjën”, pasi në garë për shërbimet e Anderson është futur dhe ish-klubi i tij, Uest Hemi.
“Çekanët” e shohin atë si zgjidhjen e duhur në sulm pas largimit të Kudus për në Kupën e Afrikës.