Investimet nga Arabia Saudite nuk kanë fund, teksa emrat e mëdhenj vazhdojnë të afrohen në Lindjen e Mesme. I radhës që mund të transferohet në kampionatin arab është Frank Kesi.
Mesfushori prej kohësh ka qenë në orbitën e Juventusit, teksa kanë pasur bisedime të vazhdueshme mes palëve.
Duket se tashmë ai është gati të zgjedhë një tjetër aventurë, duke mos u rikthyer sërish në Itali, por për të luajtur në Arabinë Saudite, aty ku e pret Al Ahli, që ka transferuar emra si Roberto Firminjo, Rijad Mahrez dhe Eduard Mendi.