Mungon vetëm zyrtarizimi, por Riçarlison është shumë pranë transferimit te skuadra e Totenhemit.
Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano thuhet se klubi londinez ka arritur marrëveshjen totale me Evertonin, ekip që zotëron kartonin e sulmuesit 25-vjeçar me një shifër rreth 50 milionë paund plus bonuset.
Braziliani vizitat mjekësore do t’i kryejë në orët në vijim në vendlindjen e tij.
Një transferim me peshë ky për Antonio Konten, i cili do të ketë një lojtar të kalibrit të tillë në repartin ofensiv për të arritur objektivat që klubi i Totenhemit synon.
Në sezonin që përfundoi me fanellën e Evertonin, Riçarlison u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 30 ndeshje duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 5 asiste për shokët e skuadrës.