E KRYER/ Bajerni arrin akordin me mbrojtësin anglez, sot kryen vizitat mjekësore

Arrihet marrëveshja mes Totenhemit dhe Bajernit të Mynihut.

Eksperti i merkatos, Fabricio Romano bën të ditur se mbrojtësi Erik Djaer do tju bashkohet rekordmenëve gjermanë.

Futbollisti ka rënë dakort me bavarezët dhe “Spërsat” do të përfitojnë pak më pak se 4 milionë euro. Anglezi do të kryejë sot vizitat mjekësore.Bëjmë me dije se objektivi tjetër kryesor i Bajernit është mbrojtësi i djathtë Nordi Mukiele nga PSG-ja.