Forma e dobët në kampionat bëri që Çelsi të shkarkojë nga detyra trajnerin anglez, Graham Poter dhe prej disa ditësh është në kërkim të një zëvendësuesi.Së fundmi, mediat angleze duket se e kanë konfirmuar se kush do të ulet në pankinën e “Bluve”.
Bëhet fjalë për fituesin e “Tripletës” me Barcelonën, Luis Enrike, i cili është zgjedhur nga drejtuesit e klubit.Në garë me të ishte dhe Julian Nagelsman, por mosha e re e gjermanit duket se nuk e ka bindur Tod Bohlin.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, teksa sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, do të zbulojë nëse do të jetë pjesë e planeve të spanjollit.