Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavisurit në vendin tonë. Fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete. Janë bërë 2618 testime dhe vetëm 2 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërsa janë shëruar 23 persona.
Janë kryer 2,618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Berat.
Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin. Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.