Sulmuesi uruguaian Stuani, nuk është më i pagabueshëm nga pika e bardhë e penalltisë në La Liga. Para sfidës ndaj Almerias, që përfundoi me rezultatin 3-2, futbollisti 36-vjeçar, i cili është pjesë e Gironës, i kishte shndërruar në gol 16 penalltitë e gjuajtura në elitën e futbollit spanjoll, ku është aktivizuar për shumë sezone.Ndërkohë në minutën e 78-të të duelit të sotëm, Stuani, prishi këtë ecuri duke gabuar nga pika e bardhë.Gjithsesi në minutën e 83-të, skuadra e Gironës fitoi një tjetër penallti, e cila kësaj here u shndërruar në gola nga 36-vjeçari.