Osman Dembele pritet të jetë shumë shpejtë një futbollist i PSG-së, me vetë trajnerin Çavi Hernandez e pranoi këtë gjë.
Në një intervistë pas ndeshjes me Milanin, tekniku spanjoll nuk e priste këtë zgjedhje të francezit, duke thënë se ai ishte i lumtur në Barcelonë.
“Osman Dembele na tha se donte të largohej drejt PSG-së. Nuk mund të konkurrojmë me PSG-në që ka bërë një ofertë vërtet të madhe. Ai ka folur me Luis Enriken dhe me Al Khelaifin. Më lëndon sepse ne jemi kujdesur për të që ta bëjmë të lumtur këtu, por ai po largohet.
E pyeta personalisht Dembelen të më jepte një arsye të vërtetë për këtë zgjedhje. Ai ishte i lumtur këtu, por nuk më dha një përgjigje. Ndoshta është arsye personale.
Duhet ta përforcojmë skuadrën. Ne kemi sulmues krahu, por largimi i Dembeles na dobëson”, u shpreh Çavi.