E rëndë/ Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas te vijat e bardha 32-vjeçarin (FOTO)

Një aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin e njohur si Treshi në Tiranë. Një kamion ka përplasur për vdekje mesditën e sotme një 32-vjeçar.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për një qytetar të njohur në rrjetin social ‘Tik-Tok’, i cili vishej si efektiv i policisë rrugore.

Në pamje ai shihet i shtrirë përtokë mbi vijat e bardha. Drejtuesi i kamionit është larguar nga vendngjarja.

‘Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.