E rëndë/ Gruaja rreh keq fëmijën e saj, detajet e para

Një rast i rëndë është shënuar sot në kryeqytet ku një 38-vjeçare ka dhunuar në mënyrë barbare fëmijën e saj të mitur.

“A.Z, 38 vjeçe, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në banesë, ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur”, thekson policia, ndërsa nëna e dhunshme është proceduar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.