Një 14-vjeçare ka rënë në humnerë në vendin e quajtur Lip në Përmet. Policia është nisur menjëherë në vendngjarje.
Vajza është transportuar drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Deri tani mësohet se 14-vjeçarja ishte me prindërit për pelegrinazh me rastin e ditës së ‘Shën Elenës’.
Njoftimi i plotë i policisë:
Përmet/Informacion paraprak. Njoftohemi se rreth orës 11:20, në vendin e quajtur “Shënelenë”, në fshatin Lipe, Përmet, është rrëzuar nga një lartësi shtetasja A. Q., 14 vjeçe, banuese në Përmet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrëfikëse, në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A. Q., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mer ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.