E reja ka deklaruar se ai e ka dhunuar dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me të.
Një rast i rëndë abuzimi seksual ka ndodhur në Tiranë, ku autor është një 28-vjeçar.
Ngjarja është zbuluar pasi e dashura e djalit e ka denoncuar për ushtrim dhune dhe kryerje marrdhëniesh seksuale me dhunë. Vajza ka deklaruar se ata kishin një lidhje intime së bashku, por djali e ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie me të pa dëshirë. Policia e ka arrestuar të riun, akuzat ndaj të cilit janë rënduar pasi gjatë kontrolleve në shtëpi, i është gjetur drogë.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, një 26-vjeçare në Vlorë është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa persona, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Gj., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Gjatë kontrollit në banesën e 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.